Mikrobiologu, Lul Raka, në një status në Facebook ka shpjeguar pse disa shtete po praktikojnë dhënien e dozës së tretë anti-Covid tek qytetarët e tyre. Ai ka treguar se kjo vaksinë po jepet pasi që disa persona nuk grumbullojnë numrin e duhur të anti-trupave andaj kjo dozë ua forcon imunitetin atyre.
Po ashtu, ai ka thënë se doza e tretë (ose doza shtesë) u jepet personave me sistem imunitar të kompromituar apo të dobësuar rëndë, pasi që ata nuk arrijnë të krijojnë nivel adekuat të mbrojtjes me vaksinimin standard. Sistemi imunitar i tyre mund të kompromitohet për shkak të sëmundjes shoqëruese ose terapisë mjekësore.
Postimi i plotë: