image Mijëra ukrainas arrijnë në Francë, të tjerët janë rrugës

Botë

Mijëra ukrainas arrijnë në Francë, të tjerët janë rrugës

news image

Gati 5,000 ukrainas kanë mbërritur në Francë, dhe të tjerë janë rrugës, thotë zyrtari francez.

Ministrja franceze e deleguar për Shtetësinë Marlène Schiappa tha se rreth 5,000 ukrainas kanë mbërritur deri më tani në Francë si dhe ka të tjerë që mbërrijnë çdo ditë.

Ne kemi afër 5000 njerëz nga Ukraina që kanë mbërritur në Francë. Është një vlerësim aktual; çdo ditë kemi ardhje të reja”, tha ajo në një intervistë për transmetuesin francez Franceinfo të martën.

Schiappa tha se çdo ukrainas që ka nevojë për strehim do ta merrte atë në Francë, por ajo shtoi se ukrainasve nuk u jepet kolektivisht statusi i refugjatit, pasi shumë shpresojnë të kthehen në vendin e tyre.

Në vend të kësaj, atyre u ofrohet një “status i përkohshëm, i menjëhershëm” me të njëjtat garanci mbrojtjeje si statusi i refugjatit, tha ajo, duke shtuar se kjo do t’u ofrojë gjithashtu marrësve akses në shkollim dhe mbështetje financiare dhe mjekësore.

Ajo gjithashtu njoftoi një “sistem sponsorizimi të refugjatëve” përmes një platforme të re. Faqja parrainage.refugies.info do të lejojë familjet franceze të presin një familje ukrainase me mbështetjen e organizatave joqeveritare.

/GazetaSinjali/