Mijëra njerëz kanë dalë rrugëve të qytetit gjerman Lajpcig, për të protestuar kundër masave anti-COVID.
Ata janë ballafaquar me policinë, me të cilët në një moment edhe janë konfrontuar.
Forca të shumta të policisë ishin shpërndarë nëpër rrugët e Lajpcigut, ku janë lajmëruar 12 protesta e janë parë edhe mjete të ndryshme të blinduara të policisë gjermane.
Mbi njëmijë persona ishin mbledhur në qendër të qytetit, duke kërkuar shfuqizimin e masave anti-COVID, që janë vënë për ta luftuar apo vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit.
Për ta shpërndarë turmën, policia përdori sprej, ndërkaq 24 persona u arrestuar që u identifikuan si anëtarëve të lëvizjeve të ndryshme të djathtës ekstreme.
Videon nga protesta mund ta shikoni duke klikuar këtu./GazetaSinjali/