image Mijëra amerikanë në ceremoninë e varrimit për të respektuar të ndjerin George Floyd

Botë

Mijëra amerikanë në ceremoninë e varrimit për të respektuar të ndjerin George Floyd

news image

George Floyd, i cili vdiq nga një polic pasi iu vu gjuri në qafë për më shumë se 8 minuta, do të varroset sot gjatë ditës në Hjuston të SHBA-së.

Floyd, 46-vjeçar, do të varroset pranë nënës së tij, ndërkaq mijëra qytetarë amerikanë kanë vizituar funeralin ku ndodhet trupi i pajetë i Floyd.

Floyd me 25 maj është ndaluar nga policia nën akuzat se ka krijuar një faturë false, në vlerë prej 20 dollarësh.

Vdekja e tij ka shkaktuar protesta masive kundër racizmit në SHBA, të cilat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të botës.

Të katër policët që kanë marrë pjesë në ndalimin e Floydit janë pushuar nga puna dhe janë akuzuar për vrasje ose bashkëfajësi në vrasje./ Gazeta Sinjali/