image Mici, futbollisti i parë nga Shqipëria që ftohet te Përfaqësuesja e Kosovës

Futboll

Mici, futbollisti i parë nga Shqipëria që ftohet te Përfaqësuesja e Kosovës

news image

Përderisa ndër vite qindra futbollistë të Kosovës janë ftuar për të luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë, sot ka ndodhur e kundërta, transmeton Sinjali Sport.

Për herë të parë një futbollist i Shqipërisë është ftuar për të luajtur për Kosovën.

Bëhet fjalë për Gledi Micin, i cili ka marrë ftesë për dy ndeshjet miqësore që Kosova i luan në Antalia të Turqisë, ndaj Guinesë dhe Gambisë.

Mici aktualisht luan për Prishtinën tash e një vit, ndërsa paraprakisht kishte luajtur për Shkëndijën.

Ai ka pasur paraqitje për gjeneratat e reja të Shqipërisë, ndërsa në qershor mund të bëjë paraqitjen e parë në ekipin A të Kosovës. /Gazeta Sinjali Sporti/