image Michelle Obama me mesazh frymëzues për të rinjtë, kujton kohën e studimeve

Bota e Yjeve

Inspirim/ Michelle Obama me mesazh frymëzues për të rinjtë, kujton kohën e studimeve

news image

Michelle Obama, bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA-ve, është një frymëzim i madh për të rinjët. Ajo ishte dikur studente vetë dhe veç edukimit të vajzave të saj, shihet si në model dhe frymëzim për shumë të rinj  amerikanë.  Së shpejti Zonja Obama do të nisë një serial televiziv, ndërkohë që ajo ka bërë publike një foto në Instagram,  kur nisi studimet e saj, përmes një mesazhi emocionues.

“Ende mund të kujtoj përzierjen e kënaqësisë, shpresës, ankthit dhe frikës që më shoqëronte kudo ku shkova gjatë vitit tim të parë të kolegjit,” thotë ish-zonja e parë Michelle Obama.

“Nëse unë mund t’i tregoja vajzës në këtë foto një gjë, është ankthi që më shoqëronte. Dhe kjo është pikërisht ajo që dua të them për të gjithë ju, që sapo filloni universitetin. Mezi pres që të shoh se rezultatet e udhëtimit tuaj dhe gjithçka që mësoni do t’u ndihmojnë të arrini gjatë rrugës së jetës”, tha ajo.

Zonja Obama dhe katër studentë të vitit të parë të kolegjit të “vitit të parë”, do të nisin një serial televiziv për të motivuar studentët dhe të rinjtë, në SHBA./Gazeta Sinjali/

Michellle Obama kur ishte studente