Ish-Zonja e parë e SHBA-së ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj të jetuarit shëndetshëm.
Ajo nuk resht asnjëherë të këshillojë dhe sugjerojë mënyra për ta bërë ditën tuaj më të këndshme në këtë drejtim.
Ushqimi i shëndetshëm dhe sasia e duhur e konsumimit të tij është këshilla themelore që rekomandon Michelle, madje duke iu referuar edhe brezave të ardhshëm.
Obama jep vazhdimisht këshillat për një jetë të shëndetshme nga profili i saj në rrjetin social Instagram, në të cilin ajo duket mjaft aktive duke bërë gjimnastikë.
Pesë hapat për të pasur një jetë të shëndetshme dhe aktive, sipas Michelle janë:
Hani sa më shumë fruta dhe perime,
Gatuani më shumë në shtëpi,
Pini shumë ujë,
Merruni me aktivitete të reja,
Bëni ndryshime të shëndetshme së bashku me familjen.