Një 41-vjeçare është arrestuar sot në Miami, pasi dyshohet për vdekjen e dy fëmijëve të saj, të cilët u gjetën të lidhur në apartamentin e të dyshuarës, raporton AP.
“Ejani merrini, nuk i dua më ata”, u ka thënë policëve Odette Lysse Joassaint.
Policia ka njoftuar se djali 3 vjeç dhe vajza 5 vjeç ishin të shtrirë përmbys në shtrat të lidhur.
“Ti je një nënë,” i tha stacionit Darlene Petion. “Si ndihesh, çfarë është? A ka ndonjë djall në kokën tuaj?”