Boksieri shqiptar, Florian Marku, e mbrojti titullin në kategorinë IBF international në kategorinë velter duke e mposhtur francezin, Jorick Luisetto.
Pas këtij triumfi, 29-vjeçari nga Shqipëria u shpreh i gatshëm që të përballet me të gjithë boksierët britanikë dhe nga e gjithë bota.
Ai e ka zbuluar ëndrrën e tij që ta zhvillojë një meç në vendlindjen e tij, Shqipëri, në qytetin e Tiranës.
Po ashtu, ai përmendi edhe gruan e tij, e cila edhe pak ditë do të sjellë në jetë fëmijën e tyre.
“Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një luftë e vështirë, por ai nuk është në nivel timin. Tentova ta nokautoja, por nuk munda. Ishte paksa e vështirë. Të gjithë boksierët britanikë, apo nga e gjithë bota, ejani mi sillni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë. Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua më së shumti. Shpresoj që gruaja ime ende s’ka lindur, sepse ajo është në ditët e saj të lindjes. Ju dua”, Florian Marku.
Në 11 ndeshje në boksin profesionist, Marku ka 10 fitore dhe 1 barazim, ku nga to 6 fitore janë me nokaut./Gazeta Sinjali Sporti/