image "M'i jep 2 mijë euro", prangoset djali që kanosi babanë e tij në Prizren

Siguri

“M’i jep 2 mijë euro”, prangoset djali që kanosi babanë e tij në Prizren

news image

Rastet e dhunës në familje po shënojnë rritje dita-ditës, ndonëse nga policia thonë se janë të angazhuar maksimalisht që këto raste t’i trajtojnë me prioritet dhe profesionalizëm.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren.

Sinjali mëson se atje një djalë e ka kanosur verbalisht babanë e tij, nga i cili ka kërkuar 2 mijë euro.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë të ditur se prokurori i rastit, pas intervistimit, ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/