Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka uruar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Duke pozuar me flamurin kuqezi në duar, Dua, përmes një postimi në Instagram, ka thënë se ndihet shumë e lumtur që do të performojë sonte në Tiranë si qytetarja më e re shqiptare, duke shtuar se mezi pret t’i shohë të gjithë.
“110 vjet PAVARËSIA. Shumë e lumtur që jam në Tiranë, Shqipëri – si qytetarja më i re shqiptare për të performuar për të gjithë ju sonte ~ THE FINAL FUTURE NOSTALGIA SHOW. Mezi po pres me ju paaaa!!!!!!!!!!!!!”, ka shkruar Dua në Instagram.