Gazeta Sinjali raportoi se sonte gjatë orës policore janë mbledhur më shumë se 20 persona në një kafene në fshatin Nivokaz të Gjakovës, në mesin e tyre edhe këngëtari Muhamet Sejdiu, duke shkelur kështu masat e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.
Në rrjetin social Facebook, persona që ishin të pranishëm në këtë ndejë kanë publikuar live pamje nga vendi i ngjarjes, ku dëgjohen edhe të shtëna me armë.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi që dyshohet se shtiu me armë mund të jetë një zyrtar policor ( emër i njohur për redaksinë).
Gazeta Sinjali mëson po ashtu se Policia e Kosovës e ka inspektuar këtë lokal, në të cilin dyshohet se pati edhe persona nën ndikimin e alkoolit, për çka intervenoi edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.