image Dikur i shtrirë në Infektivë, sot Muhamet Sejdiu me muzikë live në Gjakovë në shkelje të ligjit

Siguri

Dikur i shtrirë në Infektivë, sot Muhamet Sejdiu me muzikë live në Gjakovë në shkelje të ligjit

news image

Derisa spitali ku dikur ishte i shtrirë dhe luftonte me koronavirusin është mbushur me pacientë, këngëtari Muhamet Sejdiu ka harruar pandeminë dhe është mbledhur me më shumë se 20 persona në fshatin Nivokaz të Gjakovës, duke shkelur kështu masat e Qeverisë.

Në këtë ndejë gjatë orës policore, nën tingujt e muzikës, dyshohet se pati edhe të shtëna me armë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se Policia e Kosovës e ka patrulluar këtë lokal, në të cilin dyshohet se pati edhe persona nën ndikimin e alkoolit, për çka intervenoi edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë.

Pas orës 19:00 një person (emër i njohur për redaksinë) ka qenë live në rrjetin social Facebook, ku shihen mbi 20 persona duke shkelur masat e qeverisë për t’u mos grumbulluar dhe për të mos lëvizur pas këtij orari.

Por siç duket këto masa nuk vlejnë për këta persona, të cilët edhe rrezikuan duke shtënë me armë. E personi i cili dyshohet se shtiu, sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali mund të jetë një zyrtar policor i Gjakovës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë Rajonale në Gjakovë për të marrë një konfirmim zyrtar por të njëjtit kanë thënë se ende nuk kanë informacione për këtë ngjarje.

/GazetaSinjali/