image Mexhiti: Ligji nuk e lejon Vetëvendosjen të regjistrohet si parti në Maqedoninë e Veriut

Politikë

Mexhiti: Ligji nuk e lejon Vetëvendosjen të regjistrohet si parti në Maqedoninë e Veriut

news image

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka konfirmuar se do të jetë pjesë e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Për këtë lëvizje të VV-së së fundmi ka folur edhe kryeopozitari në kampin politik shqiptar dhe njëherit kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Mexhiti thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të formohet dhe regjistrohet në Maqedoninë e Veriut, sipas nenit të 8-të të Ligjit për Partitë Politike, i cili thotë se Partitë politike të regjistruara në vende të tjera nuk mund të veprojnë në territorin e Republikës së Maqedonia”.

Ai po ashtu tha se Vetëvendosje është aktive në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet këshilltarit të Kurtit dhe zyrtarit nga nga Struga, Bekim Qoku.

“Tashmë janë duke vepruar në Maqedoni, për shembull Bekim Qoku është këshilltar i kryeministrit Kurti, është nga Struga. Lëvizja Vetëvendosje funksionon edhe tani. Qoku ka qenë më parë deputet i Aleancës për Shqiptarët dhe tani do të jetë në listat tona. Nuk kanë krijuar parti politike, njeriu është shtetas i Maqedonisë, por është këshilltar i Kurtit dhe anëtar i Vetëvendosjes”, tha Mexhiti për A1on.

/GazetaSinjali/