image Mevlani i "Për'puthen" surprizon Ledjanën, ia dedikon një këngë

Bota e Yjeve

Mevlani i “Për’puthen” surprizon Ledjanën, ia dedikon një këngë

news image

Sot në programin “Për’puthen” është shfaqur takimi i Mevlanit dhe Ledjanës. E veçanta e këtij takimi është supriza që Mevlani i bëri asaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Si këngëtar që është, ai ia ka dedikuar asaj një këngë, teksti i të cilës, i tha se është posaçërisht për të.

Me vargjet “e bukur dhe magjike… e bukur sikur zana…”, Mevlani e emocionoi jo pak vajzën.

“Do të jap një përqafim, më emocionove, më bëre të dalë nga vetja”, tha ajo.

Ndërkohë, Mevlani tha se kjo ishte hera e parë që i dedikon dikujt një këngë.

“Kjo është kënga e parë që e bëj me dedikim, teksti është posaçërisht për ty”, u shpreh ai.

Me këngën dedikuar Ledjanës çifti vallëzoi sonte në studio./Gazeta Sinjali/