image Metodologjia e Shpend Ahmetit për ta luftuar koronavirusin

Shëndetësi

Metodologjia e Shpend Ahmetit për ta luftuar koronavirusin

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke folur për testet serologjike, ka thënë se këto teste tregojnë se a kanë antitrupa pacientët që kanë qenë të infektuar me COVID-19.

“Në mungesë të trajtimeve farmaceutike, shtetet po provojnë trajtimin me transfuzion të gjakut (plasma) nga ata që e kanë kaluar në ata që janë gjendje të rëndë. Kjo me shpresën se antitrupat e gatshëm nga personi me imunitet do ta luftojnë virusin tek personi që e ka virusin tani”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka përmendur se kjo metodë po përdoret në shumë vende.

“Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, 143 spitale po marrin pjesë në provën e transfuzionit të Plasmes. 115 mijë njerëz kanë ofruar gjak ndërsa deri tani janë mbledhur mbi 15 mijë njësi të plasmes nga njerëz që kanë pas virusin dhe kanë imunitet. Hiç më larg se në Maqedoni është duke u provuar ky trajtim, natyrisht deri në gjetjen e trajtimeve tjeta, vaksinë apo zgjidhje farmaceutike”, ka shkruar tutje ai.

Prandaj, Ahmeti ka sugjeruar Ministrinë e Shëndetësisë që të mbledhin ekspertët shëndetësorë për ta vlerësuar këtë metodologji.

“Sipas IKSHPK kemi mijëra të shëruar. Testet serologjike tregojnë imunitet. Sugjeroj Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK të mbledhin ekspertët shëndetësorë për ta vlerësuar këtë metodologji dhe të kërkojnë edhe ndihmën e OBSH-së”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160096904202166