image Meta: S’kam mbështetur asnjë parti në zgjedhje, Rama më përfshiu në fushatë me sulme

Shqipëri

Meta: S’kam mbështetur asnjë parti në zgjedhje, Rama më përfshiu në fushatë me sulme

news image

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me shqyrtimin në Kushtetuese të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij.

Meta tha se i ka zbatuar me përpikmëri detyrimet e tij gjatë fushatës së 25 prillit duke qenë kritik ndaj qeverisë dhe opozitës. Kreu i shtetit tha se gjatë detyrës së tij ka ndërmarrë vazhdimisht iniciativa drejtuar palëve për të bashkëpunuar për zbatimin e reformës në drejtësi dhe çështje të tjera me rëndësi.

“Nesër në orën 09:00 publikohen përgjigjet për 72 pyetjet tuaja. Nesër do të dorëzojmë padi për Kuvendin. Në Gjykatë Kushtetuese Kuvendi i Shqipërisë ka dorëzuar pa e kërkuar askush një provë të re të falsifikuar. Kjo është një çështje që Dervshaj e sqaroi.

A i keni zbatuar detyrimin kushtetuese gjatë fushatës

E gjithë veprimtaria e presidentit ka qenë dëshmi e qëndrimit mbi palët. Ai kurrë nuk ka mbështetur asnjë subjekt garues në zgjedhje. Ka qenë kritik ndaj qeverisë dhe opozitës. Të gjithë i mbajnë mend kritikat e vazhdueshme të presidentit të republikës. Nxitja e presidentit për marrëveshjen e 5 qershorit ka qenë e evidentuar publikisht. Zgjedhjet e 25 prillit 2021 provuan qartë shqetësimet e presidentit të Republikës. Nuk ka pasur asnjë shqetësim nga KQZ si institucioni që është administratori i zgjedhjeve.

Si e vlerësoni formulën e betimit?

Presidenti ka pasur në vijimësi një qëndrim të qartë. Presidenti ka ndërmarrë iniciativa drejtuar palëve për të bashkëpunuar për zbatimin e reformës në drejtësi. Ka ndërmarrë iniciativa për nxitur bashkëpunim mes palëve dhe për të shmangur përplasjet. Këto janë fakte publike. Edhe gjatë situatës së pandemisë presidenti ka marrë iniciativa në funksion të paqes duke mbledhur në tryezë këshillin e sigurimit. Gjatë periudhës së pandemisë presidenti ka paraqitur platformë gjithëpërfshirëse për angazhimin për çeljen e negociatave.

Iniciativat e presidentit kanë qenë të shumta për të parandaluar konfliktet dhe për të mos ngrirë siç ka ngrirë procesi i hapjes së negociatave. Për kujtesë në datën 10 mars kur PS zhvilloi një aktivitet për të prezantuar kandidatët, kryeministri kur prezantoi Etilda Gjonajn e krahasoi me presidentin duke e cilësuar atë kandidat të opozitës.

Provë e sulmit të maxhorancës evidentohet në fotot, posterat e vendosura nga PS në disa qytete si Durrës dhe Tiranë. Vendosja e tyre ka qenë tregues i qartë i sulmit ndaj presidentit”, tha Meta.

/GazetaSinjali/