image Meta në Kosovë/ Nesër takon presidenten dhe liderët tjerë institucionalë e partiakë

Politikë

Meta në Kosovë/ Nesër takon presidenten dhe liderët tjerë institucionalë e partiakë

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë ditës së nesërme ai do të ketë takime të ndara me liderët institucionalë dhe partiakë të vendit.

Sipas agjendës, Meta do të takojë homologen e tij, presidenten Vjosa Osmani në ora 15:00.

Po ashtu, ai parashihet të ketë takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe liderët e partive opozitare: Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn./GazetaSinjali/