image Meta: Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian

Meta: Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar për zgjedhjet në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se partitë politike dhe qytetarët kanë treguar kanë treguar shembull të besimit te vota e lirë dhe demokracia.

Ai ka uruar gjithashtu për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre. Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian dhe konsolidimit të shtetit demokratik. Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”, thuhet në postimin e tij. /Gazeta Sinjali/