image Meta e shpallë “non grata” ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt

Rajon

Vendimi/ Meta e shpallë “non grata” ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shpallur “non grata” ambasadorin e OSBE-së ne Tiranë, Bernd Borchardt.

Kreu i shtetit thotë se drejtuesi i zyres së OSBE-së në Shqipëri nuk është më i mirëpritur në Presidencë për dy arsye:

E para, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019.

E dyta, sepse i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetarëve shqiptarë.

Më poshtë dokumenti i publikuar nga “Vizion Plus”, ku Meta i drejtohet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagen, Zyrës së Presencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë.