image Mesut Ozil do të largohet nga skuadra e Arsenalit, ja ku pritet të transferohet

Futboll

Sport/ Mesut Ozil do të largohet nga skuadra e Arsenalit, ja ku pritet të transferohet

news image

Mesfushori Mesut Ozil pritet të largohet nga skuadra e Arsenalit dhe i njëjti mund të vendosë të transferohet në Turqi me një marrëveshje të përkohshme.

Sipas asaj që raporton gazeta turke “Foromac”, marrëveshja që e sjell Ozilin në Turqi është “shumë afër”.

Ai pritet të bashkohet me ekipin e Fenerbahces në afatin kalimtar të janarit.

Kujtojmë se Ozil u bashkua me skuadrën e Arsenalit në vitin 2013 dhe ka luajtur mbi 200 herë për klubin./Gazeta Sinjali/