image Mësuesja shpëton nxënësin që po mbytej nga kapaku i shishes - PAMJE

Botë

Mësuesja shpëton nxënësin që po mbytej nga kapaku i shishes – PAMJE

news image

Një mësuese në Nju Xhersi, është bërë shpëtimtarja e nxënësit të saj, i cili po mbytej nga kapaku i shishes që i kishte ngelur në fyt.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se një nxënës, teksa po luante me shishen e ujit i mbetet kapaku i shishes.

Ai është sjellë vërdallë nëpër klasë, ndërkohë menjëherë ka ndërhyrë mësuesja e tij, e cila ia ka nxjerrë kapakun nga goja.

Më pas djali është ndjerë i qetë, pasi fatmirësisht mësuesja e tij ka ndërhyrë në kohë, duke i shpëtuar dhe jetën.

/GazetaSinjali/