image Mësuesi në Gjakovë nuk e përfill vendimin e drejtorit, ai e denoncon në Polici

Kosovë

Kërcënim/ Mësuesi në Gjakovë nuk e përfill vendimin e drejtorit, ai e denoncon në Polici

news image

Një problem jo i vogël ka lindur ndërmjet drejtorit të shkollës dhe një mësimdhënësi të përjashtuar në shkollën fillore të fshatit Bardhaniq në Gjakovë.

Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës se dje pasdite, drejtori i kësaj shkolle, Mergim Delija ka raportuar në Polici se është kërcënuar nga mësimdhënësi Isuf Haziraj, i cili nuk e ka përfillur vendimin e drejtorit për largim nga puna.

Siç mëson Gazeta Sinjali, mësimdhënësi Isuf Haziraj kishte vazhduar t’i mbante orët mësimore si zakonisht, pavarësisht vendimit për shkarkim. Ndërkohë, derisa drejtori i shkollës ka tentuar ta zhgjidhte këtë problem përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit, dyshohet se është kërcënuar nga mësimdhënësi.

Fjalët se “Pasi të dalim nga rrethojat e oborrit të shkollës do t’i rregullojmë këto punë privatisht”, e kanë frikësuar drejtorin e shkollës i cili e ka denoncuar mësimdhënësin në Polici.

Bëhet e ditur gjithashtu se mësimdhënësi Isuf Haziraj është intervistuar nga Policia, e cila thuhet se është duke u marrë me rastin. /Gazeta Sinjali/