Super ylli argjentinas, Lionel Messi, e ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjen e presidentit të ri të klubit. Ai e ka bërë atë të shoqëruar nga djali i tij Thiago.
E ardhmja e argjentinasit ka qenë një nga premtimet kryesore të fushatës elektorale nga kandidatët për president, raporton Marca.
Sipas të dhënave të siguruara nga klubi i Barcelonës, deri në orën 12:00 kanë votuar gjithsej 31,454 anëtarë ose 28.52 për qind.
Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa janë tre kandidatët në garë për t’u zgjedhur si pasues i të dorëhequrit, Josep Maria Bartomeu. Ish-presidenti i klubit katalanas, Laporta, është favoriti kryesor për t’i fituar zgjedhjet, sipas sondazheve./Gazeta Sinjali Sporti/