Pesë sezone më shumë në “Camp Nou”, 20 milionë euro në sezon, arrihet akordi mes Barçës dhe Messit.
Telenovela e rinovimit të Leo Messi së shpejti do të marrë fund.
Siç njoftojnë “Sport dhe “L’Esportiu”, tashmë është arritur marrëveshja midis palëve dhe mungon zyrtarizimi.
???? ACUERDO BARÇA – MESSI según 'Sport' y 'L'Esportiu' ????
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) July 14, 2021
✍️ 5⃣ TEMPORADAS
???? @jpedrerol te adelantó en exclusiva que firmaría por 5⃣ años aunque sólo jugaría 2️⃣. #JUGONES pic.twitter.com/QFTuqMdinr
Leo është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin e fëmijërisë, ku do të fitojë 20 milionë euro në sezon, jo shifra të larta në krahasim siç ishte raportuar javëve të fundit.
Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Messi me kontratën e re, do të fitojë diku rreth 40 përqindëshin e rrogës që ka pasur në kontratën e fundit që i ka skaduar më 30 qershor.
Lionel Messi will stay at Barcelona, it’s never been in doubt and gonna be announced soon. ???????? #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 14, 2021
PSG never had any real chance this summer. NO talks. Only Barça for Leo. ❌
New contract will be until June 2026 instead of 2023 to help the club – as @ferrancorreas reported.
Messi kishte oferta nga PSG dhe Manchester City, dhe ishte 99%, apo pothuajse 100% i sigurt që të largohet vitin e kaluar, por kundër dëshirës së tij qëndroi në “Camp Nou” dhe brenda një viti, me ardhjen e Joan Laportës, ndryshoi gjithçka dhe Messi, u pajtua që të vazhdojë të luajë në klubin e fëmijërisë, ku synon të fitojë shumë më shumë, pasi i beson projektit të presidentit të ri. /Gazeta Sinjali Sporti/