Lionel Messi së fundmi ka shpalosur shumë gjëra për karrierën e tij të klubi i Barcelonës.
Lojtari këtë e ka bërë përmes një interviste të dhënë për “Rac1”, transmeton Gazeta Sinjali.
Argjentinasi ka zbuluar se ideja e tij është të pensionohet në Camp Nou, pasi klubi është si familja e dytë e tij.
“Po, ideja ime është të qëndrojë këtu edhe për disa vjet. Unë gjithmonë kam menduar në këtë mënyrë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Është e qartë se dua të pensionohem të Barcelona. Veçanërisht kur në klub ndihesh si te familja juaj. Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë ai.
Messi ndër të tjera ka bërë të ditur se goli më i mirë në karrierën e tij ka qenë në finale e Ligës së Kampionëve në Romë ndaj skuadrës së Manchester United. Lojtari golin e pati shënuar me kokë./Gazeta Sinjali/