Lionel Messi vazhdon të mungojë për PSG-në, por nuk heq dorë nga Argjentina.
Edhe pse sulmuesi argjentinas vazhdon të mos luajë për parisienët për shkak të dëmtimit, ai i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lionel Scalonit dhe do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut për ndeshjet kualifikuese të Botërorit.
Një situatë që ka lënë shumë të pakënaqur klubin francez, i cili insiston se në këtë moment, lojtari duhet të fokusohet të përmirësimi i gjendjes shëndetësore.
Këtë e shprehu qartë drejtori sportiv i klubit, Leonardo, më një intervistë të dhënë për mediat në Francë.
“Nuk jemi dakord që të lejojmë që të shkojë në kombëtare një lojtar i cili për ne nuk është në gjendjen më të mirë fizike apo po zhvillon rehabilitimin. Nuk është aspak logjike dhe këto situata meritojnë të përcaktohen me një akord të FIFA-s”, tha Leonardo.