Një nga futbollistët më të mirë që ka njohur futbolli, Lionel Messi ka përfunduar me sukses testet mjekësore te PSG.
Argjentinasi ka arritur sot (e martë) në Paris për të kompletuar kalimin në “Parkun e Princave” pas 21 viteve te Barcelona.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Messi ka përfunduar me sukses testet mjekësore.
“Leo Messi ka përfunduar me sukses testet mjekësore në Paris. Ai do vazhdojë në hotel së shpejti për t’i kryer detajet teknike dhe pas zyrtarizimit.
Messi do flas si lojtar i PSG-së nesër në mëngjes në konferencë për shtyp”, shkroi ai.
Leo Messi has successfully completed his medical tests in Paris today afternoon. He’ll move to the hotel soon in order to complete ‘technical stuff’ after official announcement. ???????????? #Messi
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 10, 2021
Messi will speak about PSG new chapter only tomorrow morning – press conference, 11.00am.
Konferenca për shtyp fillon nesër nga ora 11:00. /GazetaSinjaliSporti/