Lionel Messi ka bërë një deklaratë befasuese në lidhje me formën që Barcelona kishte para se pandemia koronavirus të pezullonte gjithcka.
Sipas 6 here fituesit të topit të artë, Barcelona nuk mund ta fitojë kurr Champions Leaguen nëse luajnë ashtu si bënë para këtij pushimi të detyruar.
“Ndoshta Setién e keqkuptoi ose e shpjegoi atë gabim, ne nuk mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve duke luajtur ashtu si kemi bërë para pushimit. Të gjithë kanë mendimin e tyre dhe të gjithë janë shumë të respektueshëm. E imja bazohet në faktin se unë jam aq me fat që luaj në Ligën e Kampionëve çdo vit. Asnjëherë nuk kam pasur dyshime për skuadrën që kemi” – u shpreh “pleshti”.
Ndërkohë ai shpalosi dicka edhe nga stërvitjet individuale që po i bën në shtëpi.
“Fizikisht ndihem shumë mirë. Unë isha duke stërvitur në shtëpi këto ditë dhe mendoj se kjo më ndihmoi të mbaja mirë. Ndarja nuk ishte e lehtë, por të jesh me fëmijët dhe Antonela ndihmoi dhe është e rëndësishme që të bëjmë sa më të mirë së bashku” – deklaroi Messi.