Lionel Messi nuk ka asnjë rival, në garën për “Topin e Artë” për vitin 2021, sipas një sondazhi të gazetës spanjolle me bazë në Madrid, MARCA.
Gara për Topin e Artë 2021 është në fazën përfundimtare dhe yjet si Karim Benzema, Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo dhe Jorginho janë në garë për të.
Megjithatë, sipas sondazhit të të përditshmes spanjolle, Messi është favorit për ta fituar çmimin më prestigjioz për futbollistë më 29 nëntor.
Lionel Messi i mori 34 për qind të votave të lexuesve të MARCA-s në sondazhin e fundit, ndërsa 26 për qind votuan për Benzeman dhe 11 për qind për Lewandowskin.