image Messi nuk debuton as këtë javë, zbulohet data e debutimit të tij me PSG

Futboll

Messi nuk debuton as këtë javë, zbulohet data e debutimit të tij me PSG

news image

Futbollisti më i ri PSG-së, Lionel Messi pritet të debutojë me 29 gusht ndaj Reims.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Parisienët” javën e kaluar dhe ka bërë tre stërvitje me bashkëlojtarët e rinj.

Messi nuk ka pasur përgatitje parasezonale dhe trajneri Mauricio Pochettino nuk dëshiron ta nxitojë 34-vjeçarin, por sipas “Sky Sports”, sulmuesi do debutojë në fund të muajit, më saktësisht me 29 gusht ndaj Reims.

Paraqitja e fundit ishte me Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës, që kanë fituar 1 – 0 ndaj Brazilit.

Messi ka bërë 778 paraqitje për katalunasit për 21 vjet duke shënuar 672 gola dhe dhuruar 305 asistime.  /Gazeta Sinjali Sporti/