Lionel Messi është duke e shijuar ditën e fundit të kontratës me Barcelonën, transmeton Sinjali Sport.
Argjentinasit i skadon kontrata sot (e mërkurë), por pritet që në ditët në vijim të rinovojë kontratën.
Këtë e ka paralajmëruar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
“Lionel Messi do bëhet agjent i lirë në 24 orët e ardhshme. Por, është vetëm çështje ditëve – pastaj do rinovojë kontratën me Barcelonën deri në qershor të vitit 2023”.
Messi mesa duket është bindur me transferimet e Barcelonës dhe beson në projektin fitues.
Sidoqoftë, Leo është duke u paraqitur me Argjentinën në Copa America dhe një nga mundësitë e fundit trofe me kombëtare është kjo. /Gazeta Sinjali Sporti/