image Messi mund të përfundonte tek Juventusi?, ish-trajneri zbulon planin

Futboll

Sport/ Messi mund të përfundonte tek Juventusi?, ish-trajneri zbulon planin

news image

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, ka zbuluar se ai kishte tentuar që ta sillte Lionel Messin tek skuadra e Juventusit.

Madje, ai kishte kontaktuar edhe trajneri e Barcelonës në atë kohë, Raijkaardin, por që ishte refuzuar. Capello ka thënë se Messin e kishte parë kur kishte qenë 16-vjeçar, por që Raijkaard kishte refuzuar ofertën e tij për huazim.

 “E takova Messin për herë të parë kur ai ishte 16 vjeç në trofeun Gamper. U afrova drejt Raijkaard dhe e pyeta nëse mund ta huazonim. Raijkaard më tha se kishin probleme me lojtarët e huaj, por gjithsesi do ta gjenin një zgjidhje për Messin, duke e refuzuar propozimin tim.”