image Messi me shokë dalin kundër uljes së pagës

Futboll

Futboll/ Messi me shokë dalin kundër uljes së pagës

news image

Të premten e kaluar, bordi drejtues i Barcelonës zhvilloi një takim për të diskutuar efektet ekonomike që prekin klubin nga pandemia Covid-19. Pezullimi i La Ligës dhe Championsit, dhe mungesa e të ardhurave të tjera (muzeu, dyqanet etj.) kanë shkaktuar një situatë delikate ekonomike, që kërkon masa urgjente.

Ulja e pagave të futbollistëve është një alternativë. Fundjavën e kaluar, filluan kontaktet me kapitenët për t’u treguar atyre krizën që po kalojnë skuadrat, duke u kërkuar madje të shohin mundësinë për të hequr dorë nga një pjesë e pagës. Sidoqoftë, propozimi i parë nuk i bindi futbllistët e Barcelonës.

Lojtarët “blaugrana” i kanë dhënë vetes një afat kohor për t’u përgjigjur (duan të këshillohen me përfaqësuesit e tyre juridikë), por duket se nuk ka gjasa që metoda e propozuar nga klubi të mund të pranohet prej tyre.

Skuadra katalane, por jo vetëm, por përjeton pasigurinë e krijuar nga pezullimi i garave. Është thelbësore të dihet se kur do të rifillojë kampionati për të kufizuar humbjet ekonomike.

Te Barça janë të predispozuar të arrihet marrëveshja me futbollistët për uljen e pagës, sepse shuma ekonomike e përfshirë në këtë seksion është shumë më e lartë se ajo që përfiton pjesa tjetër e klubit.

Fatura e pagave sportive është mbi 600 milionë euro, ndërsa ajo e punëtorëve rreth 40 milionë. Megjithatë, masat do të merren në varësi të ecurisë së pandemisë. Aasnjë skenar nuk mund të përjashtohet.