image Messi mbërrin në hotel, shumë fansa e presin jashtë

Futboll

Messi mbërrin në hotel, shumë fansa e presin jashtë

news image

Lionel Messi ka arritur në hotelin “Royal Monceau” në Paris.

Ai ka arritur aty pasi përfundoi me sukses testet mjekësore te Paris Saint-Germain.

Pas arritjes në hotel yllin argjentinas e pritën mijëra tifozë.

Ndërkohë, një konferencë shtypi është caktuar nesër në mëngjes në stadium, ku sipas të gjitha gjasave do të bëhet prezantimi i Messit.

Messi do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, ndërkohë që do të përfitojë 25 milionë euro në sezon, plus bonuset. /GazetaSinjaliSporti/