COVID-19

Të infektuar

1158

Të shëruar

876

Të vdekur

30

Futboll/ Messi ka dy oferta për t’u larguar nga Barcelona, ky është klubi që po tenton ta marrë

news image

Ardhja e yllit argjentinas, Lionel Messit është në ajër pas zhvillimeve të fundit në Barcelonë.

Fituesi i Topit të Artë për gjashtë herë ka prishur raportet me drejtuesit e klubit, teksa ka në fuqi një kontratë që i mundëson largimin çdo fund sezon pas moshës 30 vjeçare.

Shumë klube janë duke pritur mundësinë për transferimin e tij, por avantazhin këto ditë ka marrë Inter.

Inter, nuk është skuadra e vetme që po kërkon Messin, pasi ata do të rivalizohen nga ish klubi i parë i yllit të Barcelonës.

Në Argjentinë tashmë raportohet se Inter ka përgatitur një ofertë për Messin, por një ofertë ka përgatitur edhe Neëell’s Old Boys, klub ku 32 vjeçari ka filluar stërvitjet në moshën 7 vjeçare.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: