image Messi fillon stërvitjet grupore

Futboll

Messi fillon stërvitjet grupore

news image

Leo Messi i është bashkuar futbollistëve tjerë në stërvitjet kolektive të Barcelonës. 

Pasi u stërvit fillimisht për dy ditë ndaras, ylli argjentinas tashmë ka ushtruar me pjesën tjetër të skuadrës në Ciutat Esportiva këtë të mërkurë në seancën e mëngjesit nën urdhrat e Ronald Koeman, transmeton Sinjali Sportiv

Kjo është raportuar nga klubi blaugran në rrjetet e tyre sociale, duke bashkangjitur një foto të Messit dhe duke treguar se Philippe Coutinho dhe futbollistët Frenkie de Jong, Sergio Busquets dhe Ansu Fati gjithashtu kanë ushtruar me grupin, pas ndeshjeve me kombëtaret. /Sinjali Sportiv/