Futbollisti argjentinas, Lionel Messi raportohet se do të transferohet te skuadra e Manchester Cityt. Krejt kjo pas problemeve të fundit te Barcelona, ku ylli argjentinas u përfshi në një përleshje verbale me drejtorin sportiv, Eric Abidal.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, Manchester City është i gatshëm ta transferojë Messin, transmeton Gazeta Sinjali.
City ka besuar për vite me radhë se nëse 32-vjeçari do të largohej ndonjëherë nga Barcelona, destinacioni i tij më i mundshëm do të ishte Etihad.
Messi pati disa nga periudhat më të mira të karrierës së tij gjatë mbretërimit katër vjeçar të Pep Guardiolës , duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve.
Mirëpo në lidhje me këto lajme nuk ka ende zyrtare dhe mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë Messi./Gazeta Sinjali/