Aktori që luan në serialin e famshëm ‘La Casa de Papel, Darko Peric apo siç njihet në serial Helsinki, ka krahasuar personazhet e seralit me futbollistët e Barcelonës.
Sipas tij, Lionel Messi në serial do ta luante rolin e Profesorit, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Do ta merrja Arturo Vidalin në La Casa de Papel për shkak të pamjes së tij. Besoj se ai do të ishte i përshtatshëm për bandën.’
‘Messi do të ishte Profesori. Ai po ashtu është i qetë sikurse ai. Denver do të ishte Griezmann dhe Tokio do të ishte Luis Suarezi’, u shprehë Peric./Gazeta Sinjali/