Lionel Messi është zgjedhur mbrëmë si futbollisti më i mirë për vitin 2019 nga FIFA. Por kapiteni i Argjentinës në votën e tij kishte zgjedhur Sadio Manen e Liverpoolit për këtë çmim.
Për më të mirin e botës kanë votuar katër kategori: kapitenët e kombëtareve, trajnerët e kombëtareve, gazetarët dhe fansat. Secili ka pasur të drejtë të zgjedhë nga tre më të mirët, me të parin të vlerësuar me pesë pikë, të dytin me tri e të tretin me një.
Messi e kishte zgjedhur Manen e Liverpoolit në vend të parë, ndërsa Cristiano Ronaldon e kishte lënë në vend të dytë. Frenkie De Jong, sipas Messit, është futbollisti i tretë më i mirë në botë
Po ashtu edhe trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani kanë pasur të drejtë të votojnë./Gazeta Sinjali/