Kafjalli është racioni më i rëndësishëm i cili jep gjithë energjinë e nevojshme, mirëpo është me rëndësi të dini cilët artikuj bën t’i hamë në lukth të thatë.
Trupit tonë në mëngjes i nevojiten mjaft materie ushqyese siç janë karbohidratet, materie balasti dhe albuminat.
Ja se çfarë bën të hani në lukth të thatë:
Fjolla tërshëre
Janë të pasura me materie balasti të cilat zvogëlojnë kolesterinën. Prandaj, bëni qull për kafjall dhe kështu do të qëndroni më gjatë të ngopur.
Vezët
Edhe pse kanë pak kalori, japin ndjenjën e të ngopurit. Kafjalli me kalori të pakta jep më shumë hapësirë për racionet e tjera ditore.
Boronicat
Përmirësojnë kujtesën dhe nxisin ndryshim të materieve, gjë që gjithsesi është e dobishme të konsumohen në mëngjes.
Frutat arrore
Nxisin tretje të shëndetshme, rregullojnë vlefshmërinë e thartirës në lukth – posaçërisht nëse i hani për kafjall.
Mjalti
Cilësia shëruese e mjaltit është e madhe, mirëpo nëse e hani në mëngjes në lukth të thatë një lugë të vogël mjaltë do të keni forcë për gjithë ditën.
Shalqiri
Është i pasur me lëngun i cili shkëlqyeshëm ndikon në lukth të thatë.
Këta artikuj assesi mos i hani në lukth të thatë:
Jogurti
Nëse pini jogurt në lukth të thatë do të irritoni bakteret e thartirës së qumështit. Kjo vlen edhe për produktet e tjera të fermentuara qumështore – si p.sh. kefiri apo djathi.
Pjekurina me tharmë
Tharmi irriton lukthin e thatë dhe shkakton fryrje. Në produkte të ndryshme të furrës së bukës më me dëshirë kënaquni pasdite.
Ëmbëlsirat
Kjo nuk është befasi e madhe – ëmbëlsirat në lukth të thatë nuk janë ide e mirë. Do të ngrihet niveli i insulinës dhe kështu rritet edhe rreziku nga diabeti.
Dardhat
Mund të dëmtojnë mukozën e ndjeshme. Prandaj, për kafjall më me dëshirë hani pemë të tjera si p.sh. ato me kokrra.
Domatja
Përmban thartirë e cila rrit nivelin e thartirës në lukth.
Kastraveci
Si edhe perimet e tjera të freskëta, mund të shkaktojnë djegësirë, fryrje dhe dhembje në abdomen.
Bananet
Mund t’ju ngrihet niveli i magnezit i cili dëmton zemrën./Gazeta Sinjali/