image Mësojeni motin për sot dhe nesër në Kosovë

Kosovë

Parashikim/ Mësojeni motin për sot dhe nesër në Kosovë

news image

Dy ditëve të ardhshme nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, kështu që vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave të pashëndetshme, por kohëpaskohe do të zbresin edhe në vlera mesatare.

Nga dita e diel, pritet të fryejnë erëra mesatarisht të fuqishme, që do të shpërndajnë ndotësit, e cilësia e ajrit do të përmirësohet në vlera të mira dhe mesatare.

3.01.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 1.

4.01.2020 – Pas mëngjesit të ftohtë dhe me ngrica, deri nga mesdita kryesisht kthjellët dhe me diell. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen, e më vonë gjatë natës priten reshje të përziera shiu dhe bore, vende-vende rreth viseve të ulëta edhe shi i akullt. Kryesisht qetë, me erë të lehtë drejtimesh të ndryshme 1m/s. Indeksi UV: 1.