image Mësojeni motin për ditën e sotme në gjithë Kosovën

Kosovë

Parashikim/ Mësojeni motin për ditën e sotme në gjithë Kosovën

news image

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s./Gazeta Sinjali/