Lionel Messi e përfundon kontratën me Barcelonën në fund të këtij sezoni andaj edhe mund të largohet nga klubi.
Mirëpo, sipas raportimeve të fundit është bërë e ditur se vazhdimi i kontratës së Messit me Barcelonën po varet nga Aguero, transmeton Sinjali Sport.
Kjo pasi që Messi po e dëshiron Agueron në skuadër dhe nëse Barcelona arrin ta transferojë atë pritet që edhe Messi të mos largohet nga klubi.
Cadena SAR raporton se drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë kontaktuar me Agueron për një transferim të mundshëm gjatë verës./Sporti në Sinjali/