image Mësohet kush është zyrtari policor që u arrestua për “Shtrëngim” dhe “Moslajmërim të veprës penale”
[wp-story id="814678"]

Siguri

Mësohet kush është zyrtari policor që u arrestua për “Shtrëngim” dhe “Moslajmërim të veprës penale”

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar se zyrtari policor i cili u arrestua e më pas edhe u suspendua nga Inspektorati Policor është Besnik Haziraj.

IPK-ja njoftoi sot se hetimet nisën pasi një ankuese pretendonte se ishte kanosur me armë në prezencë të një zyrtari policor.

Sinjali merr vesh se Haziraj e ka dërguar ankuesen në Hajvali tek disa persona tjerë, ku e kanë kërcënuar me armë në prezencën e Hazirajt dhe ky s’ndërmori asgjë.

I njëjti u arrestua dhe u suspendua nën dyshimin për veprën penale “Shtrëngim” dhe “Moslajmërim të veprës penale”./Gazeta Sinjali/