image Mësohet gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Kampionatit Evropian

Futboll

Mësohet gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Kampionatit Evropian

news image

UEFA ka përzgjedhur arbitrin kryesor për finalen e Kampionatit Evropian, që do të zhvillohet më 11 korrik, në stadiumin “Wembley”.

Sipas mediave holandeze, bëhet fjalë për Bjorn Kuipersin, i cili për herë të parë do të drejtojë një event të madh futbollistik.

Arbitri 48 vjeçar nga Holanda, deri më tani nuk ka referuar asnjë ndeshje përtej çerekfinales në Kampionatet Evropiane ose ato botërore, ndërsa finalja e fundit është ajo e Kupës së Konfederatave, në vitin 2013.

Ndërkohë kompania “Adidas” prezantoi topin me emrin “Uniforia”, me të cilin do të zhvillohen ndeshjet e gjysmëfinales dhe finales në “EURO 2020”.

Kujtojmë se finalja e madhe do të zhvillohet më 11 korrik, ndërsa në garë janë kombëtaret e Spanjës, Italisë, Anglisë dhe Danimarkës. /Gazeta Sinjali Sporti/