image Mësohet arsyeja pse Bruno mori përsipër penaltinë ndaj Aston Villas para Ronaldos

Futboll

Mësohet arsyeja pse Bruno mori përsipër penaltinë ndaj Aston Villas para Ronaldos

news image

Huqja e penaltisë nga Bruno Fernandes në ndeshjen ndaj Aston Villa doli të ishte vendimtare që Man United të humbte 1:0 atë takim.

Mesfushori portugez mori përsipër të ekzekutonte penalltinë vendimtare të minutës së 91’, por doli huq.

Meqë Cristiano Ronaldo ishte në fushë, shumë pyetje u shtruan se pse pesë herë lojtari më i mirë në botë nuk mori përsipër ekzekutimin.

Një shpjegim për këtë ka dhënë trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka treguar se si është vendosur për këtë gjë.

“Ekzekutuesi vendoset para ndeshjes. Unë do të vija bast me vdekje në Bruno Fernandes që do të shënonte. Ai është djalë i fortë, kjo nuk do t’i ndikojë”, ka thënë Solskjaer.

Fernandes ka gjuajtur 23 penallti për Manchester United, duke shënuar 21 prej tyre dhe duke humbur dy sosh; këtë ndaj Aston Villa dhe një ndaj Newcastle në një fitore 4:1 të United. /Gazeta Sinjali Sporti/