image Mësohen stadiumet ku do luhen çerekfinalet në Kampionatin Evropian

Futboll

Mësohen stadiumet ku do luhen çerekfinalet në Kampionatin Evropian

news image

Pasi përfunduan ndeshjet e të tetës së finales së Evropianit, janë mësuar edhe vendet se ku do zhvillohen çerekfinalet, shkruan Sinjali Sport.

Në katër arena të ndryshme dhe qytete të ndryshme do luhen përballjet e çerekfinaleve.

Në “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut do fillon ndeshja e parë e kësaj faze mes Zvicrës dhe Spanjës.

Më pas në “Allianz Arena” të Munihut luhet kryendeshja e këtij raundi ndërmjet Belgjikës dhe Italisë.

Derisa në “Baku Olympic Stadium” të Azerbajxhanit zhvillohet takimi Republika e Çekisë – Danimarkë.

Anglia ballafaqimin ndaj Ukrainës do ta luaj për herë të parë jashtë territori të vet, pasi që në “Stadio Olimpico” të Romës do zhvilloj çerekfinalen.

Pas kësaj faze ndeshjet e mbetura, pra gjysmëfinalet dhe finalja do zhvillohen në “Wembley” të Anglisë. /Gazeta Sinjali Sporti/