Pasi përfunduan ndeshjet e të tetës së finales së Evropianit, janë mësuar edhe vendet se ku do zhvillohen çerekfinalet, shkruan Sinjali Sport.
Në katër arena të ndryshme dhe qytete të ndryshme do luhen përballjet e çerekfinaleve.
Në “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut do fillon ndeshja e parë e kësaj faze mes Zvicrës dhe Spanjës.
Më pas në “Allianz Arena” të Munihut luhet kryendeshja e këtij raundi ndërmjet Belgjikës dhe Italisë.
Derisa në “Baku Olympic Stadium” të Azerbajxhanit zhvillohet takimi Republika e Çekisë – Danimarkë.
Anglia ballafaqimin ndaj Ukrainës do ta luaj për herë të parë jashtë territori të vet, pasi që në “Stadio Olimpico” të Romës do zhvilloj çerekfinalen.
Pas kësaj faze ndeshjet e mbetura, pra gjysmëfinalet dhe finalja do zhvillohen në “Wembley” të Anglisë. /Gazeta Sinjali Sporti/