image Mësohen ndeshjet e çerekfinaleve të basketbollit në Lojërat Olimpike

Basketboll

Mësohen ndeshjet e çerekfinaleve të basketbollit në Lojërat Olimpike

news image

Është hedhur shorti për çerekfinalet e basketbollit në Olimpiadë.

Mbrëmë janë mësuar çiftet e ndeshjeve çerekfinale në Lojërat Olimpike.

Pas përfundimi të fazës së grupeve tani kanë mbetur tetë skuadra ende në garë për medaljen e artë.

Sigurisht favorit absolut konsiderohet SHBA-të duke marrë parasysh yjet që kanë në ekip por aty janë edhe kombëtare si Franca, Sllovenia e Spanja.

Duelet çerekfinale: Francë – Itali, Slloveni – Gjermani, SHBA – Spanjë, Australi – Argjentinë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen të mërkurën.

/GazetaSinjaliSporti/